“Lejova 8 vite Berishën të sillej si kryetar”, Basha u kërkon falje demokratëve në Kuvend

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha po mban fjalën në Kuvendin e PD, ku u kërkoi falje  demokratëve që kishte lejuar në këto 8 vite që Berisha të vijonte të kishte një rol të rëndësishëm në parti. Ai tha se tani partia do të ketë vetëm një kryetar, teksa tha se kriza në PD filloi vetëm pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës.

“Kjo është kriza “Berisha”, që ka vegjetuar gjatë në trupin e PD-së në formën dhe përmbajtjen e kulturës të linçimit dhe terrorizimit të kundërshtarëve dhe mendimit ndryshe, nga e cila ai nuk arriti të shkëputej kurrë. Kjo ndoshta mund të na jetë dukur e përshtatshme për disa kohë, madje edhe e volitshme atërherë kur batareja zbrazej drejt kundërshtarëve tanë, por kjo na ka armiqësuar për shumë gjatë me nje pjesë të madhe të popullsisë. Kjo krizë shpërtheu ditën kur unë mora vendimin.

Xhindosja e tij zbuloi të vërtetën e hidhur se Sali Berisha bëri sikur iku në vitin 2013, por në fakt nuk iku kurrë. Kjo krizë zbuloi gjithashtu se xhindosja e tij nuk është me Partinë Demokratike, nuk është me mua, që jam pengesa që ai ta kthejë atë në një bunker kundër aleatit strategjik të shqiptarëve dhe kundër interesave të demokratëve, por xhindosjen e ka me SHBA-të. Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e  kryetarit me protagonizmin  e tij.

Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike. Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim. Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar” tha Basha ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad