Lejuan mallra kontrabandë, arrestohen 2 doganierë në Korçë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar gjithsej 4 persona, 2 prej të cilëve me detyrë doganierë, pasi kanë lejuar të kalojnë makina me mallra kontrabandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.K, 40 vjeç,

A.B, 54 vjeç,

E.M, 39 vjeç, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës) të tre banues në Korçë,

L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës).

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu po nga kjo strukturë u bë ndalimi i shtetasit V.M., 38 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë (me detyrë punonjës i një kompanie, që kryen punime pranë Gazsjellësit TAP) si edhe u referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit E.H, 32 vjeç, banues në fshatin Lubonjë.

Ndalimi i shtetasit V.M., u bë pasi dyshohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një sasi prej 1000 litra naftë, nga mjetet e kompanisë ku është i punësuar dhe ja ka shitur më pas shtetasit E.H.

Sasia e naftës së gjetur në fshatin Lubonjë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad