Lejuan ndërtimet pa leje në Tiranë, pezullohen dy shefa policie, një agjent dhe inspektori i Farkës

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër zyrtarë të Policisë së Tiranës, mes tyre dy shefa, janë pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë reaguar dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje në kryeqytet.

Ora News raporton se është pezulluar shefi i Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti, pasi mbulon dhe zonën ku janë evidentuar 2 ndërtime shumëkatëshe. Megjithatë, deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë, Flamur Sula, agjenti Alban Rama dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Vendimi për pezullimin e tyre ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, e iniciuar nga denoncimi i vetë kreut të qeverisë Edi Rama.

Zjarr Tv Ad