“Leket i fali bota, këndezi merr lavdërimet.?”/ Komenti epik i qytetarit për Edi Ramën

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Populli ta mat kokën me pe’ thotë një shprehje shqiptare, por mesa duket kryeministri Edi Rama nuk i ka bërë mirë llogaritë ndërsa vijon e bën fasadë në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme kreu i qeverisë ka postuar një foto nga Kavaja ku shkruan: Gati për rikthimin e 153 familjeve të prekura nga tërmeti në Kavajë.

Por nuk ka munguar as komenti epik i një qytetari i cili i kujton kryeministrit Rama se paratë për ndërtimin e këtyre pallateve janë fonde që i ka dhënë bota, dhe jo shpenzime të qeverisë shqiptare, çka ka bërë të parit të qeverisë t’i prishet humori, pasi është mësuar vetëm t’i thurin lavde ata që i servilosen nga mëngjesi në darkë.

“Leket i fali bota, këndezi merr lavdërimet.?” – shkroi njëri prej ndjekësve. Kaq ka mjaftuar që Rama të mos e kursejë një përgjigje.

“Jo i dashur, bota nuk ka asnje lidhje me cka shikon, jane krejt me fonde te qeverise shqiptare, po ti mos u merzit, se shqiptare pa dallim jane ata qe hyjne ne shtepite e reja, sepse sic nuk i ndau termeti majtas a djathtas, as ne nuk i kemi ndare me parti po i kemi mbeshtetur te gjithe njesoj si shqiptare” – shkroi Rama.

Zjarr Tv Ad