“Leksion kulture dhe dije deputetëve nga nënë Liza”, Meta poston videon: Zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë nga fjala e nënë Lizës në Komisioni e Ligjeve në lidhje me shembjet e banesave te “5 Maji” duke e cilësuar atë leksion kulture dhe dije për deputetët.

Meta shprehet se ajo është sot zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve që vuajnë sot dhunën e pushtetit ndërsa thekson se shqiptarët nuk janë kavje eksperimentale.

Postimi i presidentit Meta:

Leksion kulture dhe dije deputetëve nga Nënë Liza.

Është zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve, që vuajnë sot dhunën e një pushteti arrogant dhe kleptokrat, që nuk pyet as për të moshuarit dhe foshnjat në mes të dimrit dhe të ftohtit. Nënë Liza, shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk.

Mjaft me dhunimin e të drejtave të njeriut! Qytetarët shqiptarë nuk janë kavje eksperimentale!

Zjarr Tv Ad