Leksion për të djathtën shqiptare/ Republikanët francezë, në krah të Nikola Sarkozy…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që e djathta shqiptare është zhytur në krizë edhe për shkak të vendimit personal të Lulzim Bashës, për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha, një leksion vjen nga Republikanët francezë. Edhe pse gjykata dënoi ish-Presidentin Nikola Sarkozy, Partia Republikane i ka dalë në krah, duke e cilësuar si krenari për ta pasur atë si President. Por e kundërta ndodh në Shqipëri, ku Basha nxitoi të përjashtonte Sali Berishën, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë provë apo shkelje ligjore, por vetëm akuza të ngritura nga rivalët politikë, ku u bazua edhe vendimi për shpalljen non grata nga DASH

Një ditë pasi gjykata franceze dha vendimin për dënimin e ish-presidentit Nikolas Sarkozy, Partia Republikane ka reaguar me një njoftim për mediat, duke shprehur mbështetje të palëkundur për ish-presidentin.

Me anë të një statusi, Partia Republikane, e cilëson krenari figurën e Sarkozy dhe shpreh dëshirën për ta pasur sërish atë si President të Francës. “Pas një vendimi gjyqësor, i cili tronditi shumë nga bashkatdhetarët tanë, ne i dëshmojmë Nicolas Sarkozy mbështetjen tonë, si dhe krenarinë tonë të madhe për ta pasur atë si President të Republikës”.

Por teksa në Francë Partia Republikane, shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj Sarkozy, edhe pse ai është dënuar me vendim nga gjykata dhe bazuar në prova, e kundërta ndodh në Shqipëri në Partinë Demokratike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk hezitoi të përjashtonte nga grupi parlamentar liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, provë apo vendim fajësie. Basha, tentoi distancimin e menjëhershëm të PD-së nga Berisha për shkak të vendimit të DASH për shpalljen “non grata”, edhe pse ky vendim ishte i bazuar në akuzat e ngritura nga rivalët politik dhe OJF-të kundër së djathtës si në Shqipëri po ashtu edhe në SHBA.

Zjarr Tv Ad