Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër tërmet ka goditur sot vendin tonë. Lëkundja e regjistruar nga IGJEUm vjen një ditë pas goditjes së fortë që shkundi Jugun e vendit, duke shkaktuar jo vetëm panik e frikë, por edhe banesa të dëmtuara.

Sipas IGJEUM lëkundja e regjistruar ditën e sotme e ka pasur epiqendrën 4 km në lindje të Borshit.

Tërmeti ka qënë  me magnitudë 2.1 dhe ka qënë në një thellësi 19 km.

Kujtojmë se vetëm dje, “Më datë 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh”.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se “Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesava kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë, specialistët e emergjencave civile dhe kryetarët e njësive administrative”.

 

Zjarr Tv Ad