Leli pret në Vlorë Yuri Kim, inaugurohet shkolla në Babicë me investim nga SHBA

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pritur në Vlorë ambasadoren Yuri Kim. Përmes një postimi në Facebook, Leli shkruan se ishte kënaqësi të takonte ambasadoren Kim, e cila mori pjesë në përurimin e shkollës “Selam Musai”, e cila i rikonstruktua falë investimit të shtetit amerikan.

Sipas tij përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin.

“Kënaqësia e pritjes së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara sot në Vlorë, Yuri Kim, shkonte bashkë me atë të fëmijëve sepse arsyeja e vizitës i kushtohej posaçërisht të ardhmes së tyre.

Falë investimit të shtetit amerikan, nga sot, qindra fëmijë të shkollës ‘Selam Musai’ në Babicë, do të mësojnë në një shkollë me kushte nga më të mirat në vend.

Bashkëpunimet dhe vëmendja e tyre e vazhdueshme, janë siguria e shpresës së këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që janë rritur me ëndrrën amerikane.

Përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin.”, shkruan Leli krah fotove me ambasadoren.

Zjarr Tv Ad