Taulant Balla, ka dalë në një konferencë për median, ku është pyetur nga gazetarët, mbi mospërfshirjen në lista të ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, Balla disa herë ka anashkaluar, duke mos dhënë asnjë përgjigje. Teksa renditet i teti në listën e kandidatëve të Elbasanit , Balla nënkuptoi se nuk ndjehej i rrezikuar, pasi objektivi minimal i Partisë Sociliste në Qarkun e Elbasanit, është të fitojë tetë kandidat.
“Kam marrë impresione shumë pozitive sot në Elbasan dhe vlerësime gjithashtu për një hap të rëndësiëshëm që Partia Socialiste ka bërë në drejtim të hapjes dhe përfshirjes të sa më shumë personaliteteve, djem e vajza, burra e gra, të cilët kanë zgjedhur Partinë Socialiste për të shënë kontributin e tyre për Shqipërinë.
Në këtë këndvështim, nuk do të doja të humbja asnjë sekond komunikimi me publikun, me çdo banor të qarkut Elbasan për atë që ne synojmë të arrijmë në këto zgjedhje.
Jeni njohur tashmë që objektivi ynë në Elbasan, sikurse e njoftoi Kryeministri, është minimalja 8 deputetë dhe maksimalja 9 deputetë.
është një përgjegjësi e madhe po të kemi parasysh një analizë ndër vite e rezultateve në Elbasan, por është edhe një vlerësim për çdo gjë kemi arritur të bëjmë deri tani në Elbasan.
Elbasani është një qark i rëndësishëm, si në aspektin gjeografik dhe në aspektin e investimeve të kryera dhe ato që po kryhen.
Fillimi sa më parë i By pass-it të Elbasanit është shumë i rëndësishëm dhe do të ndikojë në trafikun në qytet.
Pasmeje është kalaja e Elbasanit dhe ajo do të përfitojë një nga investimet më të rëndësishme për ta transformuar në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Lidhur me ekipin fitues të Partisë Socialiste, dua t’i them banorëve, që është një listë shumë përfaqësuese, nuk ka një banor të papërfaqësuar; është kombinuar eksperiencameprurjet e reja; 1/4 e listës janë prurje që vijnë nga “deputeti që duam”.
Unë jam i teti në listë dhe teta është objektivi ynë minimal. Unë kam qenë në dilemë mes 8 dhe 9, por ishte një vendim i kryesisë së Partisë Socialiste për të vendosur drejtuesit në objektivin minimal.
Të gjithë bashkitë kanë përfaqësues të nderuar të cilët kanë detyrën e madhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me Edi Ramën për të vijuar transformimin që kemi nisur.”, tha Balla
Listën e kundërshtarit në Elbasan Taulant Balla u shpreh se pak e njeh, por atë të qarkut të Tiranës e konsoderoi përmbajtje fatale të 30-të viteve tranzicion të Partisë Demokratike. Balla i konsideroi pazare përfshirjen ne listën e PD të aletaëve si Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.
“Nga lista e opozitës mund të kuptoni objektivat. PD ka vendosur drejtuesin politik të parin, shpresoj të mos kenëobjektiv të marrin vetëm një, ndërkohë edhe Monika Kryemadhi është para, shpresoj ta marrë një, por më duhet tepër e vështirë.
Për të tjerat nuk dua të flas, por ky qytet ka nevojë për të përfaqësim të fortë në Parlamentin Shqiptar dhe unë jam shumë i lumtur që figura tepër përfaqësuese të këtij qyteti, e qarku, janë pjesë e listës tonë”, kështu është shprehur Taulant Balla.