Lënia lirë e Dakos, shkatërrim i Demokracisë”, Basha: Marku e Prela do mbajnë përgjegjësi

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit, Edi Rama, i cili, sipas tij, ka pasur plan të mirëmenduar për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e Bashkisë Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa shton më tej se Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”.

 

 

Zjarr Tv Ad