Lenjani zgjidhet në formacionin e javës në Zvicër

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Sionit, në kampionatin zviceran.

30-vjeçari ishte protagonist ditën e djeshme duke gjetur rrugën e rrjetës në triumfin 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Thunit.

Pas asistit të Kasamit, Lenjani nuk fali, teksa me një parabol mjaft të bukur mposhti portierin kundërshtar.

Performanca fantastike e shqiptarit, duket se është shpërblyer, teksa ky i fundit është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 6-të në Zvicër.

Mes më të mirëve ka qenë edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, bëhet fjalë për sulmuesin, Kemal Ademi, i cili realizoi dopjetë në fitoren 2-1 të Baselit ndaj Luganos.

Kujtojmë që Ademi nuk e ka vendosur ende se cilën kombëtare do të përfaqësojë, teksa drejtuesit e FSHF-së po bëjnë çmos për ta bindur që ai të veshë fanellën kuqezi.

Zjarr Tv Ad