Leonard Solis e ka cilësuar Ramën fatkeqësi kombëtare/ Ç’e do mandatin kur s’bëri në 8 vite

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka risjellë në vëmendje deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis, në lidhje me faktin që e cilësoi kryeministrin Edi Rama, një fatkeqësi kombëtare.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili ka publikuar videon, ku flet Solis, ndërsa i dha të drejtë këtij të fundit për deklaratën.

“Ka shumë të drejtë Leon Solis, s’mund të hiqet e shtohet asgjë kur thotë që: Edi Rama është fatkeqësi kombëtare dhe kapaku i një pusete, që qelb erë”, shkruan Vasili.

https://www.facebook.com/watch/?v=372040144132077

ÇFARË THA SOLIS NË EMISIONIN “KJO JAVË” NË 3 TETOR
“Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i pareshtur në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë, që gëlon nga era e keqe. Kur të ikë Edi Rama, që është kapaku i kësaj puesete, do e shihni sa do të qelbë. Në shëndetësi dhe me PP-të. Nuk jam në politikë aktive. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë me timonin? Me kusinë? Me tepsiçkën?! Për çfarë e do mandatin e tretë ai? Zgjohet në mëngjes dhe thotë; ëëë. Shqipëria.com. Ç’e do kur s’bëri në 8-të vite! Të na dh…fare për nja 4 vjet të tjera? Është pa program. Pa gjë”, -tha Solis.

Zjarr Tv Ad