Leopardi arratisur tmerron qytetin

0
108

Një leopard ka sulmuar gjashtë persona pasi terrorizoi për gjashtë orë qytetin indian të Jalandhar.

Macja e madhe tërhoqi zvarrë disa nga njerëzit ndërsa po përpiqeshin ta kapnin.

Pamjet e publikuara tregojnë turma të mëdha njerëzish që përpiqen ta mbërthejnë kafshën.

Asnjë nga personat e sulmuar nuk mori lëndime serioze.

Drama filloi të enjten pasi leopardi u vu re në një shtëpi në zonën Lamba Pind.

Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se besonin se kafsha ishte arratisur nga kodrat  e shtetit Himachal Pradesh aty pranë dhe pastaj mbërrit në Jalandhar nëpërmjet fushave dhe pyjeve. Policia bllokoi disa rrugë të qytetit për ta ndalur leopardin dhe për të ndaluar grumbullimin e njerëzve në zonë.

Policia fillimisht e qëlloi kafshën me qetësues dhe më pas e futën në një rrjet. Ata e dërguan në një kopsht zoologjik afër në Chatbir për ekzaminim.