Deputeti i PD Edmond Spaho i ka kthyer përgjigje deputetes Grida Duma e cila deklaroi se ‘faj kanë deputetët e vjetër të cilët nuk thanë ‘jo’ për djegjen e mandateve’.
Në postimin e tij në Facebook, Spaho i reshton një sërë pyetjesh, duke e këshilluar Dumën të mos nisë historira me armiq të dorës së dytë, pasi ka shumë gjëra të pathëna, të paditura dhe konfidenciale.
Postimi i plotë i Edmond Spahos:
Po behet zakon qe te akuzohen te vjetrit, ata qe nuk folen, ata qe duhet te flisnin, rrethi i dyte i Bashes, etj.
Po Kryetari a ka ndonje cike pergjegjesi apo faji eshte jetim ose i te tjereve?
Para se te akuzosh te tjeret mikja ime, pyet vehten se perse Kryetari mori kete vendim dhe perse nuk fole ti si pjese e Grupit Parlamentar kur kishe mundesi dhe duhej te flisje.
Besoj nuk ke harruar qe ne mbledhjen e Grupit Parlamentar Kryetari para se te merrej vendimi na siguroi qe kjo ceshtje eshte rakorduar me komunitetitn nderkombetar.
A e di ti ti qe shume prej nesh gjate gjithe vitit 2018, kur cmenduria e djegjes se mandateve mori hov, e kemi keshilluar Kryetarin te mos beje gabimin fatal qe te djege mandatet?
A e di ti qe ne Prill 2018 gjate vizites sone ne Bundestag te gjithe miqte gjermane i kane kerkuar te mos bojkotoje institucionet dhe te luftoje ne Parlament?
A e di ti mikja ime qe kryetari gjate gjithe vitit 2018 na ka siguruar ne rrethe te ngushta qe nuk behet fjale qe PD te djege mandatet?
A e di ti mikja ime qe ne takimet qe kemi pasur me zyrtaret me te larte te Departamentit te Shtetit si Drejtoreshen e Europes Qendrore dhe Lindore Susan Falatko dhe zyrtaret me te larte te Ambasades te SHBA ne Tirane, ne Tetor 2018 i kemi siguruar qe Basha eshte kunder dhe nuk do i djege mandatet?
Kjo menyre si flet ti mikja ime me kujton historine e atij fakirit qe i vodhen lopen dhe qe te gjithe e shanin e i bertisnin. Ne nje moment trishtimi te madh fakiri pyeti: dakord faji eshte i imi, por ai qe vodhi lopen a ka ndonje cike faj?
Te lutem, mos hyre ne terren te panjohur. Ka shume gjera te pathena, te paditura, konfidenciale. Lere me mire kete histori me armiq te niveleve te dyta.