Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nasa do të lëshojë sot teleskopin hapësinor James Webb. Nisja është shtyrë herë pas here për shkak të probleme të ndryshme. Webb është teleskopi më i fuqishëm shkencor i ndërtuar ndonjëherë.
“Ka 300 gjëra dhe sikur vetëm njëra të mos funksionojë, nuk është dita më e mirë për ta nisur. Kështu që e gjithë gjëja duhet që të jetë perfekte”, tha administratori i Nasa, Bill Nelson.
Lëshimi është parashikuar që të bëhet ditën e sotme në orën 13:20 nga Guaiana Franceze në brigjet e Amerikës Jugore. Ndërtimi i këtij teleskopi ka kushtuar 10 miliardë dollarë.
Teleskopi Webb do të përpiqet që të “shkojë” pas në kohë, për të kuptuar si ka nisur të formohet universi.