Lesi ironizon protestën e Metës: Ishte vetëm Edmond Spaho dhe shoferi i vet

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publicisti Nikollë Lesi e cilësoi të dështuar protestën e sotme të Partisë së Lirisë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Lesi kjo proteste tregoi se opozita nuk është e bashkuar siç proklamoi gjatë verës se në shtator do vinte ndryshimi i madh.

“Meqë u bë gjithë ajo përgatitje se shtatori do bënte namin, kjo protestë duhet të kishte njerëz, të paktën 10-15 mijë veta. Aty ishin vetëm njerëzit e Ilir Metës, kishte ardhur vetëm Edmond Spaho me shoferin e vet”, tha Lesi.

Sipas tij, Berisha duhet të ishte në protestë bashkë me grupin parlamentar të PD për të treguar se opozita është e bashkuar dhe e gatshme të rrëzojë Ramën siç pretendon.

“Kjo opozitë po vjen me dy gjela dhe kjo do krijojë probleme. Atje duhet të shkonte edhe Berisha dhe grupi parlamentar i PD për të treguar se jemi 1 dhe brenda vjeshtës do ta rrëzojmë Ramën siç kanë thënë”, u shpreh Lesi. Euronews Albania

Zjarr Tv Ad