Leskaj merr vendimin për përgjysmimin e pagesës deri në fund të vitit 2020

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrolli i Lartë të Shtetit, i është përgjigjur thirrjes së Kuvendit drejtuar drejtuesve të tridhjetë institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Kështu, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka marrë vendim për përgjysmimin e pagesës deri në fund të vitit 2020.

Thirrjes së Kuvendit i janë bashkuar dhe anëtarët e KLGj Naureda Llagami, Ilir Toska, Birkena Ukperaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli.

Kësaj thirrje i është përgjigjur edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, kryetari i ERE Petrit Ahmeti dhe drejtuesja e Institutit të Statistikave Elsa Dhuli.

Zjarr Tv Ad