Letra e nënës për gjestin e rrallë të djalit ndaj vajzës së saj, “thyen” internetin

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë ka shkruar një letër të përzemërt në media sociale duke lavdëruar një djalë që ka ndihmuar me dashamirësi vajzën e saj pasi ajo pa e ditur asaj i erdhën periodat në një autobus shkollor.

Në mesazhin e ndarë në faqen e Facebook Gurgaon Moms, gruaja rezidente në SHBA tha se i riu erdhi në ndihmë vajzës së saj dhe e shpëtoi atë nga një situatë potencialisht e turpshme, shkruan DailyMail.

“Vajzës sime i filluan periodat në udhëtimin me autobus për në shtëpi,” shpjegoi ajo. “Një djalë një vit më i madh se ajo … që ajo nuk e njeh … e tërhoqi mënjanë dhe pëshpëriti në veshin e saj se ajo kishte një njollë tek pantallonat e saj”. Ai i dha pulovrën e tij dhe i tha: Unë kam motër, është gjithccka në rregull.”. Gruaja ka dashur ta bëjë publike rastin për të falenderuar atë nënë që ka rritur këtë djalë kaq të edukuar.

Zjarr Tv Ad