Letra e plotë/ Tom Doshi: Deklaroj më 26 Prill se jap dorëheqjen e parevokueshme si deputet…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, ka dhënë papritmas dorëheqjen e parevokueshme, më 26 Prill nga mandati i tij si deputet. As 24 orë pas zhvillimit të Zgjedhjeve, Doshi, i cili e konsideron veten me mandate fitues në këto Zgjedhje, ka marrë vendim për t’u tërhequr dhe kërkesën zyrtare ia ka drejtuar Komisionit Zyrtar të Zgjedhjeve, me qëllim që mandati i tij t’i kalojë kandidatit tjetër.

Në vijim, letra e plotë e Tom Doshit:

Lidhur me këtë zhvillim, Zëri i Amerikës komentoi si në vijim:

“Kryetari i PSD, Tom Doshi, dha dorëheqje të parevokueshme nga kandidimi i tij për deputet dhe i kërkoi KQZ-së, që ta zëvendësojë me emrat e tjerë. Nga sondazhet e para Partia e tij mund të marrë të paktën një mandat nga votimi i të dielës.

Zoti Doshi kandidoi për deputet, me gjithë thirrjet e përsëritura të ambasadës amerikane drejtuar institucioneve shqiptare, për të shmangur futjen e tij në Parlamentin e tij, pasi kishin informacione për korrupsion domethënës nga ana e tij.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, vizitoi së bashku me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, qendrat e numërimit të votave në dy shkolla dhe të dy kërkuan administrimin sa më të saktë të procesit. “Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Unë besoj se do ta bëjnë” – tha ambasadorja Kim. Ajo bëri thirrje Partive politike, të presin me durim rezultatet dhe kur ai të certifikohet, duhet t’i pranojnë ato. Ambasadorja Kim, shkroi më pas në rrjetet sociale se procesi i numërimit, kishte filluar dhe duhej pritur nga të gjithë me durim rezultatet. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë me ju deri në fund!”, – shkroi ambasadorja Kim.

 

Zjarr Tv Ad