Lëvizja që e dekonspiroi, a bëri autogol Vis Martinaj?

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej datës 10 gusht Ervis Martinatj është shpallur, jo vetëm në kërkim, që ishte, por i zhdukur. Ishte familja që e denoncoi.

Por sot u arrestua Jeton Lami, efektiv policie në drejtorinë qendrore Tiranë, pranë njësisë operacionale.

Ai akuzohet se e ka ndihmuar Martinajn të arratiset duke e lëvizur vetë me makinë. Prova janë pamjet e kamerave të sigurisë.

Por si shkoi policia atje?

Ishte vetë Martinaj që e vendosi në lëvizje. Deri në 10 gusht ishin disa operacionet që kishin dështuar për kapjen e tij.

Arsyeja tashmë është e qartë. Armiku ishte brenda vetë policisë dhe dyshohet se nuk ka vepruar i vetëm.

Në momentin që u denoncua i zhdukur, nuk dihet nëse është inskenim apo krim, policia u vendos sërish në lëvizje.

Kontrolli i kamerave nisi nga Fushë Kruja, Kurbini, Lezha, Tirana, Vlora, etj.

Një nga kamerat në Tiranë e kapi Martinajn dy ditë përpara zhdukjes së bashku me një vajzë në makinën e agjentit që e shëtiste.

Pamjet çuan policin pas hekurave.

Por ku është biznesmeni i lojërave të fatit?

Misteri vazhdon. Ende asnjë gjurmë prej tij.

Zjarr Tv Ad