Lëvizja surprizë e Monika Kryemadhit/ Paskal Milo i bashkohet LSI-së…

0
468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dhe LSI, kanë zgjedhur që të operojnë nëpërmjet një skenari, që do të maksimalizojë votën e tyre, nisur edhe nga kushtëzimi i Kodit Zgjedhor të miratuar verën e shkuar.

Sot, është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin, kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme, në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.

Qëllimi është, që të mos humbasë asnjë votë opozitare dhe thellimi i rezultatit në ato qarqe, ku duhet bërë diferenca siç është Tirana, Durrësi, Elbasani, të cilat ose duhen fituar ose duhen nxjerrë barazim, në mënyrë që opozita e sotme të jetë maxhorancë nesër.

Kështu, PD dhe LSI, do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme, duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.

Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë, në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.

Partia e Kryemadhit, ka nxjerrë deputetë edhe në Gjirokastër edhe në Dibër, megjithatë futja e kandidatit të saj kryesor, në listën e PD-së synon që të çimentojë mandatin.

Pavarësisht kësaj, LSI pritet të nxjerrë edhe një listë fiktive për këto 3 qarqe, e cila do të ketë vetëm efekt ligjor dhe electoral, pasi fushata do të bëhet duke ftuar kuksianët, dibranët dhe gjirokastritët që të votohet kandidati i LSI në listën e PD-së.

Zjarr Tv Ad