ëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se në tubimin e sotëm (12 qershor) për festimin e 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes, ishin mijëra qytetarë, aktivistë e anëtarë, që duan zgjedhje dhe janë gati për to, sepse ata duan një tjetër Qeveri Kurti. Në mesin e tyre, folën deputetët Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, aktivistja Aulonë Bytyçi dhe Drejtori i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri Boiken Abazi, ish-ministrat e qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, dhe në fjalën e fundit kryetari Albin Kurti.
“Bëhuni gati për pushtetin. Do të ikë kjo Qeveria Koti, e ne nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë koti”. Aktivistët dhe qytetarët duan zgjedhje dhe janë gati për to, sepse aktivistët dhe qytetarët duan një tjetër qeveri Kurti, një qeveri popullore të shumicës, një qeveri të shpejt të Lëvizjes dhe një qeveri të mirë siç e meriton Kosova”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.