Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare e rradhës, ku mendohet se do të diskutohen amendamentet e propozuara nga PD.
Ndërsa seanca është projektuar të mbahet në orën 17:00, pak momente më parë është bërë me dije se grupi parlamentar i PD, do të mblidhet së “selinë blu” në orën 13:00. Kjo vjen si lëvizje vetëm pak orë para seancës me qëllim që Basha të sigurohet se deputetët demokratë do të mbajnë të njëjtat qëndrime sa i përket çështjeve që do diskutohen në Kuvend.
Situata brenda PD është delikate, pasi e gjithë partia është ndarë në dy reparte, ku njëri mbështet Bashën dhe tjetri ish kryeministrin Berisha. Mbrëmjen e djeshme, Basha pati një mbledhje me kryesinë e grupit parlamentar të PD, ku deklaroi se kishte mbaruar koha e Sali Berishës dhe e mandateve të skaduara (shigjeton Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin).