Lexova “đ„đ§đ€đ©đđšđ©đ” dhe ngrita veshĂ«t. “đ«đ đđđđ đ«đđđđđđ! – mendova – đŽđđđ đđđ đđđ “đđ đđđđđđđ” đđ đđđđ đđđđđđđ đ đđđđđđđđđ đđ đ đđđđđđđ đđđđđ đđđđ đ đđđđđđđđđđđ”
I mbeti goja BerishĂ«s “hajdut”, “mafioz”, “tĂ« korruptuar” pĂ«r RamĂ«n dhe sorollopin e tij.
Kishte gjithĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ«, siç i hodhi Rama nĂ« ’11-Ă«n nĂ« bulevard tĂ« kishin kĂ«tĂ« janar njĂ« “ndeshje kthimi”…
Nuk qenka politikë!
JanĂ« “fansat” e njĂ« pjesmarrĂ«si nĂ« njĂ« spektakĂ«t qĂ« protestojnĂ« pro tij me slloganet:
“O Luis o hero – gjith’ Shqipria ty tĂ« do”!
Do marr rastin që kjo protestë nuk është organizuar ( direkt a indirekt) nga produksioni i BB dhe nuk është pjesë e show -t. Edhe pse kam dyshime të forta që është pikërisht kështu!
Pra e zemë se ua tha zemra të protestojnë kundër një padrejtësie këta njerëz të mirë. Pse nuk dalin kundër taksave, papunësisë, shpopullimit, varfërimit? Sepse me qeverinë edhe kanuni e ndalonte konfliktin.
Ky popull i shtypur dhe poshtëruar ndër shekuj e ka pranuar pushtimin, pushtuesin dhe pushtetin si një fatalitet universal. Sado i padrejtë e kriminal të ketë qenë shteti edhe më burri ka ulur kryet dhe është bindur.
“Me ujin, zjarrin dhe qeverinĂ« mos u ha”
Po si mundet atëhere që po i njejti popull i shkelur, shtypur dhe poshtëruar të vret se e pe shtrembër, se i fole motrës a gruas së tij, se nuk i hape rrugë me makinë, se i zure parkingun?
Sepse, në e humbtë edhe në habitatin e vet respektin, do ta poshtërojë pa mëshirë edhe më i humburi ndër shokë e komshi. Gjithë frustrimi që rrjedh prej poshtërimit nga pushteti shfryhet tek lufta për mbijetesë nëpër komunitetet ku gjallojmë.
Ka edhe një veçori tjetër , të bartur nga shekujt, ky populli ynë. Të drejtë subjektive.
NjĂ« gjĂ« qĂ« nuk ka lidhje me qytetĂ«rimin dhe tĂ« drejtĂ«n universale. Shembull: nĂ«se djali yt 5 vjeç i bie me grusht djalit tim 5 vjeç, unĂ« e shemb nĂ« dru djalin tĂ«nd, ty e ç’tĂ« mban pragu.
Ama nĂ«se djali im 5 i nxjerr syrin djalit tĂ«nd 5 vjeç, atĂ«here unĂ« nĂ« fillim do tĂ« tĂ« hakĂ«rrehem se pĂ«rse yt bir ma ngacmoi tim bir e ma detyroi tĂ« mbrohet. E nĂ« fund do ta mbyll “emo se fĂ«mijĂ« janĂ«”.
TĂ« fundit element, para se tĂ« them pĂ«rfundimin tim pĂ«r protestĂ«n e sotme, dua tĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje degradimin e individit dhe alienimin e vlerave morale dhe rregullave nĂ« shoqĂ«ri. Nga njĂ« anĂ«, brezi i prindĂ«rve tĂ« rinisĂ« sĂ« sotme janĂ« pikĂ«risht “njeriu i ri” i Enverit. KĂ«ta , plus investimet globaliste tĂ« majta pĂ«r zhbĂ«rjen e familjes dhe shoqĂ«risĂ« kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« dritĂ« kĂ«tĂ« lum sperme qĂ« mendon vetĂ«m pĂ«r bukĂ«, rroba tĂ« bukura, gallatĂ« e seks.
Si përfundim:
…..ose lere fare, ça mut pĂ«rfundimi? Po mendoja sikur nĂ« vitet ’80, kur edhe djathi e vezĂ«t ishin me tallon, njĂ« komunitet shqiptarĂ«sh tĂ« ngrihej nĂ« protestĂ« para kinema “RepublikĂ«s” nĂ« TiranĂ« kundĂ«r helmimit tĂ« Kirit nga Semiramida nĂ« filmin artistik “Semiramida e BabilonisĂ«”