Leyla Moses-Ones: Policia shqiptare një nga organizatat më të mira

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones ka lëvduar sot policinë shqiptare për punën e bërë kundër terrorizmit. Në seminarin dy ditor që po zhvillohet në Tiranë mbi përdorimin terrorist të teknologjisë, Moses-Ones nxiti policinë që të vazhdojë në të njëjtin drejtim në luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar kontributin e saj. Madje zyrtarja amerikane tha se Policia shqiptare po ndërton një emër si një nga organizatat më të mira të policinë në Evropë.

“Dua të vlerësoj përpjekjet e policisë gjatë vitit të kaluar. Keni treguar profesionalizëm për të mbrojtur qytetarët. Dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. Është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonale.

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit. Gjatë 8 muajve të fundit janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmit.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë 2 viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin. Kohët e fundit policia arrestoi një individ të lidhur me terrorizmin.

Më lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe policinë e shtetit për luftën kundër terrorizmit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë”, deklaroi Leyla Moses-Ones.

 

Zjarr Tv Ad