Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Arrestohet një person nga policia e Lezhës , i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
“Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin B.P”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.