Lezhë/ I bllokuan rrugën Ramës, shoqërohet në polici nënkryetarja e bashkisë si dhe 10 persona të tjerë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procedohen dhe shoqërohen në Policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të pa ligjshëm dhe bllokim rruge.

Nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku dhe 10 persona të tjerë janë proceduar dhe shoqëruar në polici për tubim të paligjshëm dhe bllokim të rrugës.

Paraditen e sotme, dhjetra banorë të Lezhës dhe Shkodrës bllokuan superstradën në hyrje të qytetit të Lezhës aty ku kalonte kryeministri Edi Rama për disa takime në Vaun e Dejës dhe Pukë.

Qytetaret të mbështetur dhe nga përfaqsues të opozitës qëndruan në rrugë për  rreth 1 orë, duke  sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.

Përballë rezistencës së qytetareve eskorta e kryeministrit u detyrua të devijojë rrugën dhe të kalojë në një rrugë dytësore për të shkuar drejt Vau Dejës.

Zjarr Tv Ad