Hotelet janë zyrtarisht të lejuara të punojnë dhe të nisin përgatitjet për sezonin turistik. Por me mijëra prenotime të anuluara për pranverën dhe pasigurinë për muajt në vijim, operatorët turistikë në Lezhë thonë se rrezikojnë krizën. Ata thonë se në rast nuk do të hapen kufijtë, sezoni për ta do të jetë i dështuar pasi turistët e huaj ose të ardhurve nga jashtë zënë pjesën kryesore të pushuesve.
Qindra prenotime të pranverës u anuluan, ndërsa të sezonit të verës janë të pasigurt.
Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë turizmin në Lezhë.
Hotelet prej kësaj të hënë janë lejuar të punojnë, por operatorët thonë se në rast se nuk hapen kufijtë, sezoni për ta rrezikon të jetë i dështuar.
Bledar Shima: Gati 30% i kemi të huaja, me paketa të garantuara. Pjesa tjetër janë turistë nga Kosova dhe diaspora, nuk e di si do të vazhdojë trendi i kësaj pandemie.
Situatë e ngjashme edhe në sektorin e agroturizmit që vitet e fundit në Lezhë ka njohur rritje të jashtëzakonshme.
Vetëm njërit prej tyre i janë anuluar 20 mijë prenotime për të gjithë sezonin.
Altin Prenga: “Turizmi do të jetë afër shifrës zero. Anulimet kanë qenë 100% ato që kemi pas, gati 20 mijë pronotime me agjencitë e mëdha të vitit.”
Sipas statistikave në kohë normale rajoni i Lezhës vizitohet gjatë gjithë vitit vizitohet nga 800 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Por këtë vit pritshmëritë janë shumë herë më të ulëta, e kjo pritet të japë efekt mjaft negativ për biznesin vendas, si dhe në ekonominë familjare që prisnin sezonin turistik për tu punësuar.