Lezhë: Plani i Kunës pret turistët

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në plazhin e Kunës në Lezhë këtë vit janë rikthyer pushuesit pas dy viteve mungesë.  Zona e shumëkërkuar, vuajti pasojat e ndotjes nga laguna, problem që këtë verë ka marrë zgjidhje! Prej dy vitesh plazhi i Kunës në Shëngjin nuk priste pushues! Shkak u bë ndotja e krijuar nga laguna, pasi bregu u mbulua nga tonelata mbetjesh me alga, leshterike dhe mbetje të nxjerra nga deti.Këtë sezon veror situata ka ndryshuar dhe plazhi është i gatshem për të pritur vizitorë e pushues.Vija bregdetare që ishte e ndotur është pastruar dhe sistemuar e gjitha.

Oliana Moriseni, nënkryetare e bashkisë Lezhë: ”Ky nuk është vetëm një aksion për ta përshkruar vetëm një herë këtë vijë bregdetare për ta pastruar, por për ta mbajtur në gjendje të pastër dhe për të qenë e frekuentuar nga pushuesit.”Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni thotë se rehabilitimi dhe pastrimi i çdo zonë është objektivi i kësaj njesie vendore në këtë sezon veror.

Oliana Moriseni, nënkryetare e bashkisë Lezhë: ”Është një zonë atraktive ndaj ky është qëllimi jonë, për ta kthyer në një zonë të frekuentuar. Bashkangjitur kësaj, ne i kemi ofruar së fundmi Kunës edhe një shëtitore të re, për t’i dhënë rëndësinë që meriton.”Vënia në funksion e plazhit të Kunës është reflektuar menjëherë me prezence të pushuesve në këtë bregdet i cili është mjaft i pëlqyer.

Zjarr Tv Ad