Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë dhe të paktën 3 mina me telekomandë raportohen të jenë sekuestruar. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit A.L 23-vjeç nga Vlora, shtetësja me iniciale A.E 21 vjeçe, dhe në kërkim shtetasi E.E 27 vjeç. Përveç minave me telekomandë, policia ka sekuestruar edhe 2.3 kg lëndë narkotike dhe 1 telefon cellular.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuana, njofton policia.
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Finalizohet operacioni “The long ëay”, i ndjekur me metoda proaktive. Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë,
2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long ëay”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.