Lezhë: Sherri mes çiftit, vajza godet me thikë partnerin

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një konflikt mes një çifti të rinjsh në Lezhë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Besëlidhja”, në afërsi të shkollave.

24-vjeçare, F.M ka plagosur me thikë Anton Shytin, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë, për motive ende të paqarta.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të  24 vjeçares, si dhe proçeduan penalisht banorin e fshatit Barbullojë, Lezhë

Zjarr Tv Ad