Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nje person është arrestuar në përfundim të operacionit të koduar “Trotyl” .
Rasti i fundit i goditjes së veprimtarive të kundërligjshme ka çuar në sekuestrimin e 4 minave me telekomandë, si dhe rreth 130 gramë lënde narkotike të dyshuar heroinë.
Në pranga ra 52-vjeçari A.N., person me precedentë të mëparshëm penalë dhe banues në Elbasan. Gjatë një kontrolli të ushtruar në qytetin e Lezhës, ai u kap me një çantë sportive brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe sasinë e drogës heroinë.
Tashmë ai do të procedohet më tej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, për veprat penale të trafikimit të lëndëve plasëse dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.