Liberalizimi i vizave për Kosovën, deklarohen nga zyra e BE-së

0
35
56556972 - schengen visa in passport
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 18 korrik të vitit të kaluar Komisioni Evropian i dha dritën jeshile Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave ,duke bërë të ditur se tashmë janë plotësuar dy kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave, konkretisht për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për arritje të forta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Por edhe pse ka kaluar një vit nga ajo kohë qytetarët e Kosovës ende vazhdojnë të jenë të izoluar.

Në një përgjigje nga zyra e Zëdhënëses për punë të jashtme në BE, Maja Kociancic  dhënë për Gazetën Blic  rreth kësaj çështjeje  bëhet me dije se liberalizimi i vizave tashmë është në dorën e Parlamentit  Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

“Më 18 korrik, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme: 1. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi dhe 2. Përforcimi i një rekordi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni. Tani i mbetet Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit që t’u mundësohet banorëve të Kosovës udhëtimi pa viza.” thuhet nga zyra e  Maja Kociancic për Gazetën Blic.

Nga aty bëhet e ditur se Kosova i ka përmbushur të gjitha  standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe tashmë kjo çështje i ka kaluar Parlamentit dhe Këshillit të Evropës.

Megjithëse  nga Bashkimi Evropian vazhdimisht ka qenë  të rezervuar dhe kanë bërë thirrje që mos të jepen data konkrete rreth këtij procesi ,politikanët kosovarë nuk kanë hezituar të japin afate të njëpasnjëshme se kur mund të realizohet Lëvizja e lirë duke zhgënjyer vazhdimisht qytetarët.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Shengen.

 

Zjarr Tv Ad