“Librat do t’i blini vetë”- Deputetja e PL-së nxjerr mesazhet e mësuesve: Qeveria bën propagandë, tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Parisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar mesazhet e mësuesve të ciklit 9-vjeçar, të cilët i kërkojnë prindërve që librat t’i blejnë vetë në librari.

Sipas Xhixhos kjo është skandal, pasi kryeministri bën propagandë me librat, pasi nuk ka tekste falas.

Deputetja thotë se kjo është një shpenzim shtesë në këtë kohë krize që u shtohet familjeve shqiptare, “ndërsa kryeministri dhe ministrja e Arsimit përsërisin në ekrane të njëjtën gënjeshtër të teksteve falas.”

REAGIMI I ERISA XHIXHOS

Tekstet falas, që në fakt nuk kanë qenë kurrë të tilla, por thjesht tekste në përdorim, që nuk i hyjnë në punë askujt.

➡️Vetë mësueset, po i orientojnë ata t’u drejtohen librarive, pasi tekste falas nuk ka, ose në rastin më të mirë, janë të papërdorshme. Rasti konkret është shkolla “Fan Noli”, në Tiranë.

Përtej propagandës qeveritare, mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme.

➡️Edhe këtë vit, ndryshe nga moshatarët e tyre të gjithë sistemit parauniversitar në rajon dhe Europë, prindërit e nxënësve shqiptarë do të detyrohen të paguajnë, fatura që variojnë nga 30 mijë lekë, deri në 120 mijë lekë, në mos më shumë.

Një shpenzim shtesë në këtë kohë krize u shtohet familjeve shqiptare, ndërsa kryeministri dhe ministrja e Arsimit përsërisin në ekrane të njëjtën gënjeshtër të teksteve falas.

Mashtrimi për tekstet falas është një tjetër arsye për të protestuar të martën, më 13 shtator ora 18:00 tek Inceneratori i Tiranës.

Bashkohu edhe ti me ne për të denoncuar çdo abuzim.

Zjarr Tv Ad