Librat falas, Rama: Asnjë nxënës pa libra me 17 shtator

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama I shoqëruar nga ministria e arsimit Lindita Nikolla  ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësuesit.

Në fjalën e tij para mësuesve Rama u shpreh se falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta.

“Ne kemi zgjerua ndjeshëm këtë sezon, targetgrupin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Deri dje kjo ka qenë më e vështirë, por sot kemi mundësi dhe ndaj kemi vendosur të japim libra falas për disa kategori nxënësish”, deklaroi kryeministri.

Duke u ndalur në vitin e ri shkollor që pritet të nis në 17 shtator, kryeministri tha se 10 mijë nxënës këtë vit që hyjnë në mjedise të tërësisht të rindëtuara.

‘Ka ende mjedise për t’u rindërtuar. Por krenaria e punës sonë është fakti që cdo vit në shkolla po hyjnë mësues sipas meritës. Kjo është kryesorja. Politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë.’- vijoi më tej kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që gjithë komuniteti i arsimit, nga ministria te drejtoritë, të do të hyjnë në një fazë reformimi, të bëjmë detyrën për të dhënë libra falas.

Zjarr Tv Ad