Librazhd/ Elektricisti sfidon të ftohtin, riparon defektet në rrjet

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse në pjesën më të madhe të vendit, situata e furnizimit me energji elektrike është stabilizuar, shqetësimi për OSHEE mbeten fshatrat e thellë të Librazhdit.

 “Këto zona shtrihen në terrene të vështira, malore dhe larg qendrës. Rrugët janë të pakalueshme, megjithatë OSHEE ka dërguar elektricistët me këmbë drejt zonave si Stebleva, Qarrisht, Kostenje, etj., rrjeti elektrik i të cilave, me gjatësi prej 60 km, është dëmtuar prej dëborës, me përcjellësa të këputur, traversa të thyer dhe shtylla të rënë”, thuhet në njoftim.

Brigadat e OSHEE ndodhen terren dhe pritet përmirësimi i situatës për 250 abonentët (nga 4500 që kanë këto fshatra).

Vendi ynë  prej disa ditësh,  është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore, duke atakuar nyjet kritike të rrjetit, kryesisht atë rural të thellë.

Përmes 1700 punonjësve në gatishmëri, arritëm në 24 orët e fundit të përmirësojmë situatën e furnizimit me 75%, duke rikthyer energjinë elektrike për 16574 abonentë në rang vendi, kryesisht rural.

 

Zjarr Tv Ad