Liçaj: E majta duhet t’u kërkojë falje artistëve /Respekt për profesor Bertin dhe nana Tinkën

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, aktori i Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj,  sqaron arsyet pse mori pjesë në spotin elektoral të Partisë Demokratike.

Në një intervistë në News 24, Liçaj ka folur edhe mbi pjesëmarrjen e aktorit Robert Ndrenika dhe aktores Tinka Kurtit në spotin e Partisë Socialiste. Ai thotë se është e drejta e tyre të marrin pjesë në spotin e PS, ndërsa thekson se i vlerëson si profesionistë.

Më tej, Liçaj kujton shembjen e Teatrit dhe thotë se e majta duhet t’u kërkojë falje artistëve, edhe atyre që firmosën për shembjen.

“Është e drejta e tyre që të marrin pjesë në spotin e Partisë Socialiste. Unë kam respekt për profesor Bertin dhe nana Tinkën. I vlerësoj si profesionistë dhe ajo është zgjedhja e tyre. Por ata dalin për një njeri që nuk ka bërë asgjë. Ai shembi teatrin dhe solli policinë në orën 4. Ndërsa, spoti elektoral ku dal unë, është për Europën”, thotë aktori Liçaj.

Aktori nuk e pranon akuzën si i politizuar. “Politika na sulmoi kështu që politizimin ta mbajë në qafë e majta dhe policia dhe t’u vijë turp për atë që bënë. Nuk u detyruam të bashkëpunojmë me PD-në. Ne ishim në shesh dhe ftuam këdo. Erdhën edhe partitë, nëse bie në sy më shumë Basha dhe Kryemadhi, ky nuk është problemi jonë”, thotë ai.

Sipas Liçajt, artistët që mendojnë se mandati i 3 vlen, ta votojnë. Është zgjedhje personale e secilit. “Artistët që mendojnë se mandati i 3 vlen, ta votojnë. Është zgjedhje personale e secilit. Unë sa të kem frymë nuk e votoj më të majtën. E majta t’u kërkojë falje artistëve, sepse ka qenë sulm politik. E majta është në borxh, edhe me ata që firmosën shembjen. Nuk dua të merrem me kolegët, por unë e di që jam në anën e duhur të historisë”, thotë aktori.

Teksa është pyetur nëse merr ndonjë post me ndryshimin e qeverisë, Neritan Liçaj thotë se nuk synon asnjë post. “Më kanë propozuar, por unë dua skenën”, shprehet aktori.

Zjarr Tv Ad