Licensimi për testet e shpejta do t’i jepet privatit? Ja si përgjigjet Rakacolli…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka folur në lidhje me testet e shpejta, që kanë mbërritur në vendin tonë, si dhe për licensimin e institucioneve private për t’i kryer ato. Në konferencën për media, Rakacolli u shpreh se; gjithçka bazohet tek nevoja për to, sepse ato nuk mund të bëhen në çdo fazë të sëmundjes, sasitë që ne kemi, do t’i shohim se si do të shkojnë.

“Ne po vazhdojmë me testet e shpejta. Do të shohim si do të jetë nevoja për to. Nuk mund të bëhen në cdo fazë të sëmundjes. Pra në ato sasi që kemi do shohim si do të shkojë. Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm në lidhje me vlerësimin për testet e shpejta”, tha Rakacolli.

Gjithashtu, Rakacolli ka bërë thirrje edhe për masat aktuale që duhet të zbatohen, në mënyrë që të mos kemi nevojë për masa të tjera shtrënguese.

“Masat që do të merren në përkeqësim të situatës nuk mund ti themi në këtë moment. Ajo që duam të themi dhe e kemi parë si një gjë pozitive është se kjo qëndrueshmëri e situatës mund të jetë me këto masa që u mor me intensitet mesatar, prandaj thashë që është javë e rëndësishme.

Jemi në javët kur duket vlera dhe më pas në varësi të numrave do të shohim nëse do të marrim masa të ngushta. Ajo çfarë duhet të bëjmë që mos të shkojmë në masa të tjera shtrënguese, pra të vazhdojmë ti bindemi autoriteteve shëndetësore se nuk është betejë që e bën vetëm struktura shëndetësore, por një uftë që të jenë të përfshirë të gjithë me mesazhin që ti bindemi autoriteteve shëndetësore sepse kemi propozuar masa të mirëmenduara.

Pra hajde të bëhemi të gjithë të zbatojmë masat që mos të kemi nevojë për masa shtrënguese”, është shprehur Rakacolli.

Zjarr Tv Ad