Në takim do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Bosnjë Hercegovinës Denis Zvizdić, si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dh ai i Malit të Zi, Milo Gjukanovic. Presidenti i Këshillit Europian do të mirëpresë në Bruksel presidentin serb Vuçiç, e më pas kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Temë kryesore e tryezës me udhëheqësit e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, do të jetë situata aktuale në rajon dhe perspektiva europiane. Sipas agjendës, takimi i liderëve të rajonit me përfaqësuesen e lartë Mogerini do të mbahet ne drekë dhe i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mire, Johannes Hahn.
Pas bisedimeve, Mogherini e Hahn do të zhvillojnë takime të ndara me Zoran Zaev, si dhe me e presidentin e Malit të Zi, Djukanoviç.