Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar në Bruksel në kohën kur atyre po u kërkohet të tregojnë gatishmëri që deri më 2050, BE-ja të ketë klimë neutrale. Disa shtete të Evropës Lindore dëshirojnë që t’iu sigurohen garanci financiare, para se të arrijnë pajtueshmëri përmes së cilave bllokut evropian, i duhet të ndalë plotësisht emetimet e gazrave serrë.
Ursula von der Leyen, udhëheqësja e re e BE-së, e ka vënë këtë çështje në krye të planit të saj “Marrëveshja e Gjelbër”.
Plani parasheh ndarje të fondeve nga Banka Evropiane për Investime duke mbështetur shtetet si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria, të cilat janë të varura nga industria e thëngjillit. Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë para samitit se ai dëshiron që liderët e BE-së të zotohen se blloku evropian do të kthehet në vend me klimë neutrale deri më 2050.
Një situatë e tillë, sipas tij do të ishte “sinjal i fuqishëm për të ardhmen e Evropës”. Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se gjeneratat e reja presin nga BE-ja të veprojë më shpejt.