Liderët politikë të Kosovës kujtojnë komandant “Kumanovën”

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Liderët politikë të Kosovës kanë kujtuar rënien për lirinë e Kosovës të Ismet Jasharit –Komandant Kumanova.

Presidenti Hashim Thaçi shkruan se Ismet Jashari ishte ndër luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së.

“Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare”, shkruan Thaçi.

Ndërkaq komandant Kumanovën, në 21-vjetorin e rënies e ka kujtuar edhe kreu i PDK Kadri Veseli.

“Ismet Jashari – komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në”, nënvizon Veseli.

Zjarr Tv Ad