Lideri Global po luan përherë e më shumë rolin e Mbretit Lakuriq- Nga Bujar Leskaj

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Leskaj

𝗦𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗸𝗮 𝘃𝗮𝗿𝗿𝗼𝘀𝘂𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗹𝗼𝗴𝗮𝗿𝗶𝗱𝗵𝗲𝗻𝗶𝗲𝗻!

Në 10 vitet(2013-2022) e sundimit të sektit të Liderit Global, transparenca dhe llogaridhënia e administratës shtetërore dhe vendim-marrjes publike janë venitur dhe kanë precipituar në nivelet më të ulta të rregjistruara në këto tre dekada të pluralizmit shqiptar. Praktikisht, ato kanë pushuar së ekzistuari si tipare themelore të qeverisjes publike sot në Shqipëri.

Transparenca qeverisëse është detyrimi i funksionarëve shtetërorë për të bërë të dukshme dhe të kuptueshme përpara qytetarëve proceset e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes publike.

Në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në tërësi në shtetet e zhvilluara perëndimore, transparenca është përdorur gjërësisht si mënyra më efektive dhe efiçiente për të mbajtur punonjësit publikë të hapur ndaj qytetarëve dhe për të luftuar korrupsionin. Qeverisja transparente kufizon mundësitë e abuzimit të pushtetareve për interesat e oligarkëve që mbështesin dhe për përfitimet abuzive vetiake, duke shmangur çdo konfikt interesi.

Përpara miratimit të buxhetit, të ligjeve dhe vendimeve të ndryshme të qeverisë që lidhen me shërbimet publike dhe politikën fiskale ndaj biznesit dhe qytetarëve, këto nisma duhet të diskutohen praprakisht dhe gjerësisht me qytetarët dhe palët e interesit, për të marrë konkretisht mendimin e tyre dhe për të përfshirë qytetarët në vendim-marrje.

Kjo nuk ka ndodhur një ditë të vetme gjatë qeverisjes së gjatë dhjetëvjeçare të sektit Rama. Në të kundërt, lista e qindra ligjeve, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhëresave të dikastereve ekonomike, të miratuara prapa dyerve të mbyllura dhe me dokumenta larg aksesit për informim publik, është e gjatë pa mbarim.

Për shumicën e ligjeve dhe vendimeve për shërbime publike thelbësore dhe për trajtimin e biznesit, qytetarët dhe shoqatat e biznesit kanë qenë të painformuar dhe janë vënë përpara faktit të kryer. Kjo ka sjellë që qeveria Rama të përkeqësojë treguesit e transparencës dhe të zbresë me dhjetëra vende në këta dhjetë vjet, në renditjen e Raporteve vjetore të organizatës prestigjoze Transparency International.

Llogaridhënia qeverisëse është detyrimi themelor i drejtuesve dhe administratës shtetërore përpara qytetarëve. Sekti Rama dhe vetë Lideri Global e kanë rrënuar dhe shpërfytyruar plotësisht procesin llogaridhënës, duke injoruar dhe snobuar raportet dhe rekomandimet e institucioneve të pavarura të shtetit dhe të ndërkombëtarëve.

Rama e ka kthyer llogaridhënien e qeverisë së tij përpara qytetarit, këtë detyrë të shenjtë të çdo qeverie në një sistem demokratik, në një shou mediatik të shëmtuar batutash dhe ditirambesh për pseudo-reformat e tij, i cili përsëritet sa herë kemi zgjedhje të përgjithshme apo vendore, duke anashkaluar tërësisht përgjegjësinë dhe përcaktimin e fajit dhe fajtorëve në qeverisjen shtetërore.

Me venitjen e plotë të transparencës dhe llogaridhënies, qeverisja Rama ka marrë trajtën e plutokracisë, duke u distancuar nga qytetarët, ku Lideri Global po luan përherë e më shumë rolin e Mbretit Lakuriq.

Zjarr Tv Ad