“Lideri llomotiti se s’lejohej flamuri…”, Myslim Murrizi rikujton takimin e Ramës në Egjipt dhe ironizon: Po në Gjermani pse valëvitej flamuri, apo ia kanë futur kot

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sjellë edhe një herë në kujtesë vizitën e kryeministrit Edi Rama në Egjipt, ku gjatë ceremonisë zyrtare mungoi flamuri i Shqipërisë.

Atë kohë kryeministri tha se nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes.

Mirëpo nuk ka ndodhur kështu gjatë vizitës në Gjermani, ku gjatë ceremonisë flamuri i Shqipërisë valëvitej krah ati të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë Murrizi me anë të një postimi në rrjetet sociale ironizon teksa shkruan “a thua që protokolli Gjerman nuk ka njohuritë e duhura që ka lideri dhe ja kane fut “ kot” që kanë vendosur flamurin tonë Kombëtarë në aeroportin e Berlinit kur Rama zbret nga avioni?”.

Postimi i plotë nga Myslim Murrizi:

“Kur shkruajta me date 23 tetor per shkeljen e protokollit ne pritjen zyrtare te Rames ne Egjipt qe nuk ishte vendosur flamuri jone Kombetare,lideri global nepermjet port-haleve dhe mediave qe paguan nga eurot e inceneratoreve, reagoi si mendje e gjitheditur, duke llomatitur se nuk lejohet te vihet flamuri Kombetar ne aeroport

Shihni vd e sotme te zbritjes se liderit ne Berlin si valvitet flamuri Shqiptare

Dhe shihni foton ne aeroportin e Kajros ku lideri qendron gjys ngreh e gjys gatitur para flamujve te Egjiptit” shkruan Murrizi në postimin e tij.

A thua qe protokolli Gjerman nuk ka njohurite e duhura qe ka lideri dhe ja kane fut “ kot” qe kane vendosur flamurin tone Kombetare ne aeroportin e Berlinit kur Rama zbret nga avioni?????

Zjarr Tv Ad