Lidhja e ish-agjentit të FBI-së me Ramën/ Berisha: Kryeministri dhe përfaqësuesi i tij, Dorian Duçka nën hetim! Autoritetet amerikane kanë kërkuar që…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar artikullin e “Bussines Insider” e cila ka ngritur pretendime se një ish-agjent i FBI-së, i akuzuar për lidhje me rusët, është një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Sali Berishës:

Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!

Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.

Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.

Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.

Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.

Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.

Zjarr Tv Ad