Liga e Konferencës, Laci dhe Vllaznia kërkojnë maksimumin që në ndeshjet e para

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luhen sonte në mbrëmje një pjesë e takimeve të para për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Laci dhe Vllaznia janë dy skuadrat e Superiores që do të zhvillojnë sfidat e tyre këtë të enjte. Kurbinasit luajnë në orën 19:00 në transfertë përballë moldavëve të Petrocub të cilët në turin e parë eleminuan një skuadër malteze. Pas kalimit të turit të parë përballë Iskras falë një goli të Mazrekaj, për skuadrën e Lacit edhe ky kundërshtar duket i kalueshëm të paktën në letër.

Ndryshe janë gjerat për skuadrën e Mirel Josës e cila ka përballë një kundërshtar të fortë por jo të pa kalueshëm sic është Universitea Craiova. Vllaznia do ta luaj takimin e parë në orën 21:00 në stadiumin “Loro Borici” i cili pritet të jetë i tejmbushur në mbështetje të kuqebluve.

Ndërkohë në fush në orën 17:00 do të zbres edhe Shkëndija e cila e luan takimin e parë në transfertë përballë letonezëve të Valmiera. Ndërsa Drita luan në orën 19:00 në transfertën belge përballë Antwerp.

Zjarr Tv Ad