Liga Profesioniste zgjedh përfaqësuesit për të biseduar me qeverinë: S’ka futboll pa zgjiedhur 4 kërkesat

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionati shqiptar i futbollit nuk do të nisë pa plotësimin e katër kushteve financiare të Ligës Profesioniste. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot nga mbledhja e jashtëzakonshme e Ligës, e cila ndërkohë ka pranuar të diskutojë me qeverinë për këto kërkesa.

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e Ligës Profesioniste ditën e sotme e cila mori disa vendimi pasi qeveria pranoi të negocionte për kërkesat e tyre. Përfaqësuesit e futbollit në këto negociata do të jenë presidenti i Tiranës, i Partizanit dhe i Apolonisë. Ndërkohë me përfaqësuesin e qverisë Fidel Ylli do të kontaktojë direkt pas kësaj mbledhje sekretari i Ligës Profesioniste, Dritan Kadiu, i cili do të vendosë edhe datat e bisedimeve.Kampionati shqiptar i futbollit duhet të niste këtë të shtunë, me datë 12 shtator, por për shkak të katër kërkesave, mbi të gjitha për ligjin mbi sponsorizimet, Liga Profesioniste e bojkotoi. Pas mbledhjes së sotme Liga përsëriti se në rast se nuk dëgjohen nga qeveria atëherë protesta do përshkallzohet, por pa specifikuar se si.

Zjarr Tv Ad