‘Ligji i Pronave u dërgua në Venecia i manipuluar nga Rilindja, ja ku gjendet origjinali’

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani.

Media njofton se përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë në lidhje me Ligjin e Pronave!

Ligji i Qeverisë së ish-stalinistëve shqiptarë, sot rilindësit, në fakt është një variant modern i rikonfiskimit të pronave të sekuestruara nga etërit e bijve dhe ka shumë çështje që Komisioni i Venecias mund të hulumtojë. Por përveç tyre, po ju kujtojë ekspertëve të Venecias vetëm një çështje e cila përbën skandalin formal të proçesit të rikonfiskimit të pronave në Shqipëri.
Venecia le të kërkojë dhe verifikojë korrespondencën dhe përmbajtjen e varianteve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias dhe variantin origjinal të dërguar nga Parlamenti tek Presidenti për dekretim! Varianti i dërguar në Venecia është i mangët dhe i manipuluar, kryesisht relacioni.

Dokumentacioni dhe korrespondenca e shqyrtimit kushtetues është e plotë në institucionin e Presidentit të Republikës ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Venecia, le ta nisë me këtë çështje verifikimin dhe kuptimin e grabitjes dhe dhunimit të ri të së drejtës fondamentale të njeriut në Shqipëri, pronën.

Zjarr Tv Ad