Ligji i ri në Gjermani: Dy vjet burg kush fotografon vajzat poshtë…

0
53

Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj të ri, sipas të cilit kushdo që fotografon vajzat poshtë fustanit do të dënohet me dy vite burg.

Ligji  kaloi përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani, i cili u miratua nga Asambleja Federale dhe gjithashtu nga Asambleja e Shtetit, shkruan abcnews. Por që ky ligj të futet në fuqi duhet nënshkrimi i presidentit Frank Walter Steinmeier.

Gjithashtu sipas projektligjit ndalohet fotografimi i të plagosurve dhe personave të vrarë pa u miratuar më përpara nga Asambleja e Shtetit. Kjo do të ndalojë  postimin e imazheve të tilla në rrjetet sociale.