“Ligji nuk e lejon të kandidojë për një mandat të shtatë”, Artan Hoxha reagon për fitoren e PS në Poliçan: Adriatik Zotkaj ik vetë vëlla…

0
528
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Hoxha ka reaguar në ‘Facebook’ në lidhje me fitoren e thellë në Poliçan të PS, me Adriatik Zotkaj.

“Ky pritet te jete mandati i fundit, pasi ligji shqiptar nuk e lejon te kandidoje edhe per nje mandat te shtate. Tiku mbylle me nder kete mandat, edhe ik vete vella, se nuk te heqim dot”, eshte shprehur Hoxha.

Postimi i plote:

Ka edhe keshtu, rekord kombetar me vete.

E mori dhe mandatin e 6-te.

Madje jo vetem me fitore te thelle prej 79%, por e çoi koalicionin “Bashke Fitojme” ne force te trete ne Bashkine e Poliçanit.

Adriatik Zotken, e njoh qe nga mesi i viteve ‘90.

Dikur e therrisnim “Majori”, pasi mbante kete grade, si shef komisariati, nga 1997 deri 2002, ne Skrapar, Lushnje, Elbasan, Delvine, Gramsh…

Nga viti 2003, e ka fituar plote 6 here Bashkine e Policanit.

Ne disa raste nuk kemi besuar se do ja dilte, por ka treguar se edhe i vetem e fiton Poliçanin.

Edhe kur ka patur kunder PD, LSI dhe PS bashke.

Nje mandat e fitoi me PAD(Partia Aleanca Demokratike) e Neritan Cekes.

Nje mandat tjeter e mori me PBDNJ-ne edhe pse ne Poliçan nuk kishte asnje minoritar te vetem.

Ne Poliçan prej vitesh qarkullon batuta, “partite levizin, Tiku dhe Mali Tomorrit nuk levizin”…????????????

Tashme i kthyer prej vitesh ne nje makineri fituese, garon me veten per te permiresuar rezultatin e fitores nga njera zgjedhje ne tjetren.

Kur komuniteti, te cilin e drejton, te mbeshtet, nuk ka rival qe te perballon.

Ky pritet te jete mandati i fundit, pasi ligji shqiptar nuk e lejon te kandidoje edhe per nje mandat te shtate.

Tiku mbylle me nder kete mandat, edhe ik vete vella, se nuk te heqim dot…

Zjarr Tv Ad