Ligji për dhënien me koncesion të Butrintit/ Përfaqësuesi i presidentit Meta: Kuvendi nuk ka ushtruar kontroll ndaj qeverisë! Procedura cenon rezolutën e PE

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka parashtruar në Komisionin e Ekonomisë arsyet e kthimit në Kuvend të ligjit për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit. Dervishaj u shpreh se nga shqyrtimi i praktikës parlamentare presidenti ka vërejtur se ka munguar procesi i konsultimit publik dhe janë konstatuar të meta gjatë debatit. Ai u shpreh se Kuvend nuk ka ushtruar kontroll ndaj qeverisë por ka pranuar vendimet e saj, ndërsa shtoi se ligji cenon edhe rezolutën e parlamentit europian.

“Në vlerësimin e presidentit të gjitha shqetësimet duhet të ishin shqyrtuar me kujdesin e duhur. Ligji synon miratimin e një marrëveshje administrimi përmes një komisioni të posaçëm të një pasurie me rëndësi universale. Fondacioni ka si bashkëthemelues ministrinë e kulturës. Në procese të tilla kaq të rëndësishme, që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar transparenca është themelore. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare rezultoi se procesi i konsultimit ka munguar që nga fillimi i tij. Jo vetëm që ky proces ka munguar në nivel ekzekutiv por janë konstatuar të meta edhe gjatë debatit. Kuvendi nuk e ka ushtruar kontrollin ndaj qeverisë duke pranuar zgjedhjet e ofruara prej saj. Kuvendi kishte dy mundësi zgjedhje, ose të riparonte vetë të gjitha të metat ose të kthente propozimit qeverisë.

Në këtë fazë ligji është miratuar, presidenti gjatë vlerësimit të këtij ligji presidenti vendosi ta kthejë ligjin edhe njëherë -për konsultim. Procesi është konstatuar nga presidenti se cenon parimet dhe vlerat universale. Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë. Shmanget auditimi lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyra e përdorimit të tyre. Ligji cenon edhe rezolutën e parlamentit europian”, tha Dervishaj.

Zjarr Tv Ad